GREQI

Humbet jetën në Kretë, në një aksident me motor, 31 vjeçari nga Burreli, Kastriot Karaj. Aksidenti ka ndodhur dje në orën 23.00 në autostradën Hania-Kisamo, në Malame, Kretë. 31 vjeçari udhëtonte me motor bashkë me një shqiptar tjetër 34 vjeçar, mikun e tij. Për arsye të paditura, ka humbur kontrollin e motorit dhe janë përplasur në trotuarin anash autostradës.


Whatsapp Image 2019 10 23 At 3.49.42 Pm
Whatsapp Image 2019 10 23 At 3.49.42 Pm

Nga goditja, Kastriot Karaj ka mbetur menjëherë i vdekur, ndërsa në gjendje të rëndë për jetën është 34 vjeçari. Sot në mesditë, drejtori i spitalit të Hania, ka deklaruar për median greke- ku lajmi bëri bujë-se i aksidentuari 34 vjeçar, shtetas shqiptar, ka humbur një këmbë dhe se situata është shumë kritike. Paralelisht, komuniteti shqiptar në Chania, shoqata e mirëorganizuar e zonës, është aktivizuar menjëherë për t’i ardhur në ndihmë familjes së viktimës, që banojnë prej vitesh në ishullin e Kretës.


(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb