Një tifoz futbolli përfundoi duke fjetur i vetëm nëpër rrugë, pasi kishte shkuar në stadium për të parë skuadrën e tij të zemrës. Pensionisti zviceran Rolf Bantle, 71 vjeç, kishte shkuar në Itali për të parë ekipin e tij FC Basel që luante me Interin në vitin 2004.

Por, pasi ka shkuar në tualetin e stadiumit, ai ishte çorientuar dhe nuk kishte mundur t’i gjente më miqtë e tij. Kështu, ai kishte dalë në rrugë dhe ka qëndruar në Milano për më shumë se një dekadë, i vetëm. “Nuk kisha angazhime dhe kështu gëzova lirinë time. Unë humba befas në një vend tjetër dhe me vete kisha në xhep vetëm 20 euro. Me vete nuk kisha asnjë telefon dhe kështu që fillova të bredh nëpër Milano. Njerëzit më dhanë ushqim e cigare, madje një djalë më ofroi edhe një vend ku të flija. Një herë në javë bëja dush në banjë publike dhe shpesh herë kam vizituar bibliotekën lokale”, ka thënë i moshuari për një gazetë zvicerane.

Sipas medias së huaj, 71- vjeçari nuk kishte të afërm dhe deri atëherë kishte jetuar në një qendër rehabilitimi për shkak se pinte së tepërmi pije alkoolike. Ai tani është trajtuar në spitalin e Bazelit dhe është duke jetuar në një azil, i cili është paguar nga shteti Zviceran.

(xh.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: