Pak ditë pas tërmetit katastrofik, që i mori tetë anëtarë, familja Lala nga Këneta e Durrësit, është bërë me banesë të re. Kryeministri Edi Rama ka vënë në dispozicion apartamentet te banesat sociale në Shkozë, Tiranë, për këtë familje dhe persona të tjerë që humbën familjarët nga tërmeti në Thumanë e Durrës.


Mbrëmjen e kaluar tragjedia u rëndua akoma më shumë në këtë familje, pasi ndërroi edhe Fiqirete Lala 64 vjeçe, pas ceremonisë mortore, pasi nuk e përballoi dot dhimbjen e madhe. “Kjo është shtëpia juaj tani. Keni tre shtëpi në këtë apartament”, u tha Rama familjarëve.


Ndërsa Veliaj theksoi se do të kenë edhe një mjek në dispozicion, por edhe ushqim tre vaktet falas. “Ata nuk i kthejmë dot” tha Rama, ndërsa u tha familjarëve se “Për cfarë të keni nevojë unë jam këtu. Unë e dija që ju nuk do të rrinit atje, prandaj atje do të ndërtojmë një çerdhe”. Kryeministri u kërkoi banorëve që t’i presin me ngrohtësi anëtarët dhe ti trajtojnë me kujdes.


Gjithashtu, Rama kishte një porosi edhe për kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj duke i kërkuar që të lyejë muret e pallatit. “Unë dal në 5:30 unë dal në 4:30 do dalësh të lyesh shkallën” tha ai. Vëllezërit dhe motrat e familjes janë zhvendosur në Tiranë tashmë te banesat sociale.

Tetë anëtarët e familjes Lala që u shuan nga tërmeti tragjik
1. Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë
2. Sahadete Lala 79 vjeç – Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa)
3. Griselda Lala- 22-vjeç – Vila tek Këneta
4. Marjeta Lala 31 vjeç
5. Emilio Lala
6. Enis Lala 2 vjeç -binjakë në Vilën në Kënetë
7. Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë në Vilën në Kënetë
8. Ilir Lala, 52 vjeç, i fundit qe u nxorr nga vila 4 kateshe ne kenete
9. Fiqirete Lala, 64 vjeçe, ndërroi jetë gjatë drekës së varrimit të 8 familjarëve

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb