Policia e Vlorës ka gjetur pas shumë orësh kërkime dy turistët e humbur hungarezë. Çifti i turistëve, S. D. dhe B. M., kishin humbur rrugën mbrëmjen e kaluar, në zonën e Karaburunit. Sipas policisë, lokalizimi i dy turistëve është bërë rreth orës 06:30 të mëngjesit, ndërsa çifti është gjetur rreth tre orë më vonë.

Dy turistët janë gjetur në vendin e quajtur “Lerat”, në Llogara, dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Policia thekson se aktualisht po bëhet transportimi i çiftit pranë vendndodhjes së tyre në zyrat e zonave të mbrojtura, në Parku e Llogarasë.

Njoftimi i policisë:
Policia gjen turistët hungarezë S.D. dhe B.M., të cilët kishin humbur rrugën mbrëmjen e kaluar, në zonën e Karaburunit. Në lidhje me humbjen e rrugës nga çifti hungarez ditën e djeshme në zonën e Karaburunit, pas kërkimeve të pandërprera të shërbimeve të Policisë Kufitare, Delta Forcë dhe shërbimeve të tjera vendore është bërë i mundur lokalizimi i tyre, nëpërmjet GPS, rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.

Menjëherë janë nisur shërbime të tjera shtesë drejt vendndodhjes, pasi terreni ishte tepër i vështirë e i thellë dhe rreth orës 10:00 është bërë e mundur gjetja e tyre dhe kontakti fizik me ta pranë vendit të quajtur “Lerat”, në Llogora.

Çifti kishte humbur kontaktet, rrugën dhe orientimin një dite më parë dhe për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, e kishte të pamundur kthimin mbrapa. Aktualisht po bëhet transportimi i çiftit pranë vendndodhjes së tyre në zyrat e zonave të mbrojtura, në Parku e Llogarasë. Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar shërbimet e kërkimit që iu erdhën në ndihmë.

6b5c9192 2ab9 41a2 8894 2be422de80c2
6b5c9192 2ab9 41a2 8894 2be422de80c2

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb