VELIPOJE– Familja Preka në Velipojë, e cila prej dy ditësh ka hapur dyert e mortit, ka përcjellë sot në banesën e fundit babain Edmond Preka, dhe dy fëmijët e tij, djalin 8-muajsh dhe vajzën 5-vjeçare, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksident. Si pasojë e përplasje së makinës me të cilën familje Preka udhëtonte, me një automjet tip “Fuoristradë”, në autostradën Shkodër-Velipojë, mbeti e plagosur edhe gruaja e Edmondit dhe vajza 10-vjeçare.

Gruaja 36-vjeçare ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vajza mbahet në jetë me aparatura.

Të afërm, miq e qytetarë të zonës kanë marrë pjesë në homazhet në nderim të tyre, duke i përcjellë mes lotëve e dhimbjes për në banesën e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb