Dy tifozë argjentinas nuk kanë mundur të shikonin ndeshjen që kombëtarja e tyre luajti në grupet e Botërorit kundër Nigerisë për shkak se ngatërruan qytet, duke çuar dëm biletat që kishin blerë.

Tifozët ishin nisur të shkonin në qytetin Novgorod, që ndodhet në veriperëndim të Moskës, në regjionin e Shën Peterburgut, në vend që të shkonin në Nizhni-Novgorod, që ndodhet në lindje të kryeqytetit rus.

Më pas dy tifozët janë kontaktuar nga administrata komunale e Novgorodit dhe një punonjës u bëri me dije se vetë Vladimir Putin ishte njoftuar për atë që ndodhi.

Si rrjedhojë presidenti i Rusisë duke patur parasysh se për këtë sfidë nuk mund të bëhej më asgjë vendosi t’u bënte tifozëve një surprizë për takimin e ardhshëm të Argjentinës.

Putin u dha dhuratë tifozëve 2 bileta për sfidën me Nigerinë, aty ku Argjentina siguroi edhe kualifikimin për fazën tjetër.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb