TIRANE

Këngëtarja e njohur Big Mama rreth një javë më parë ka humbur njeriun e shtrenjtë. Babai i saj ndërroi jetë dhe këtë lajm të trishtuar e dha vete Big Mama, përmes një postimi në Instagram. Ai u nda nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë duke lënë pas shumë trishtim tek Big Mama, por edhe me siguri edhe tek familjarët e tjerë. Ditën e sotme këngëtarja e njohur Big Mama ka bërë një status të ndjerë për të atin.

“Baba! Dashuria ime e parë dhe e fundit. Asnjëherë nuk kam dashur dikë si ti dhe kurrë nuk do të dua dikë si të kam dashur ty. Krenare që jam bija jote, faleminderit që je babai im. Unë dhe ti s’jemi ndarë, vetëm kemi filluar një komunikim tjetër që për ne është i panjohur. Kam pasur, kam dhe do të kem babanë më të mirë në botë. Faleminderit për dashurinë që më dhe, për bisedat tona të gjata, të cilën vetëm ti ke mundur të mi bësh në mënyrën më të dashur dhe me humor, të cilin e trashëgova dhe unë nga ti. Faleminderit që çdo herë ke pasur kohë për mua. Faleminderit që çdo herë ke mirëkuptuar sjelljet e mia. Faleminderit që më tregove rrugën e jetës dhe faleminderit për fëmijërinë time të lumtur. Faleminderit që më mësove t’i dua njerëzit. Këto falenderime baba dhe 1 milion të tjera i kam në shpirt…Premtoj që do t’i realizoj ëndrrat që kishe për mua. Çdo pjesë e qenies time është pjesë e jotja. Unë jam ti. Të premtoj që do t’i vazhdoj të gjitha aktivitetet me humorin që ma trashëgove ti dhe nuk do ndalem. Edhe pse e thyer, ky është premtimi i fundit që të dhashë. Ne nuk u ndamë, thjesht ndërruam mënyrën e komunikimit. Të dua pafundësisht, vajza jote”,- shkruan Big Mama.

Untitled 1
Untitled 1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb