Dhimbja për të është e katërfishtë, pasi humbi bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj në një aksident tragjik. Bëhet fjalë për Evis Prekën, nënën që i mbijetoi aksidentit të rëndë në Velipojë pak kohë më parë.

Kur ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike, Evisi ka reaguar sërish, ku prek me fjalë zemre. Teksa ka komentuar në një postim të kunatës së saj, Evisi tregon se për dashurinë e madhe për burrin dhe tre fëmijët e saj, ajo të vazhdonte të jetonte, pasi kujtimet e saj ishin e vetmja forcë për të.

“O shpirti motres ato jane jeta ime bashkë me Mondin, sic e the dhe ti janë fmi te lindur nga nje dashuri qe zdo te maroj kurr sepse visi vetem nje njeri deshti ne jete dhe ai ishte mondi im sepse i imi ka qen dhe do jetë gjithmonë pastaj me dhuroi tre bukuri te rradha qe jocdokush i ka pranaj un si nene dhe si grua do ja dal per to faqebardh gjithmon te ndihen krenar per mu sic jam un per zemrat e mia”, shkruan Evisi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: