TIRANE


Tërmeti katastrofik tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, duke lënë pas të paktën 49 viktima, mbi 700 të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara.


Mes viktimave të tërmetit të tmerrshëm ishin edhe kushërinjtë e këngëtares së njohur Evi Reçit. Kryefamiljari Edmond Reçi u shua së bashku me bashkëshorten Dolorën, vajzën Kristin dhe djalin Klausin. Këngëtarja e kishte xhaxha Edmondin dhe me siguri këto janë momente të vështira për Evin. Ajo përmes një statusi në Instagram ka shkruar se është e vështirë të pranojë humbjen e tyre.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Të pranosh të papranueshmen. Meë ndodhi dhe mua i ndodh kujtdo. Sa e çuditshme! Në momente të vështira dhe të dhimbshme, të rikthehen në mendje kujtimet më të bukura. Ashtu m’u kujtua dhe Kristi im, që kërcënim dhe këndonim bashkë, ashtu dhe Klausi që qante që se merrnim me vete se ishte i vogli e në të “mëdhenjtë”, ashtu dhe Axha Edi që humori verior ishte në çdo fjalen e tij, ashtu dhe Dolora që dedikoi jetën për familjen e saj.
Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e fëmijërisë… dilnim, bënim thashetheme, ndanim sekretet. Siç ishte në fillim dhe ‘sekreti’ për dashurinë tende, për Dorin që më pas të pikturoi jetën me portretin e Esielës së vogël që t’u bë motivi i jetës. Ishit të gjithë bashkë.
Një pse e madhe, një boshllëk i madh, nga një tërmet i madh. Zemrën e kam plagë! Një faleminderit për të gjithë ju që më keni shkruar dhe me keni qëndruar afër çdo moment me dashurinë dhe dashamirësinë tuaj. Zoti ju bekoftë 🙏🏻”- shkruan këngëtarja e njohur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb