TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë në familjen e 33-vjeçarit Arjan Salaj që humbi jetën javën e kaluar, duke shpëtuar disa punonjës të tjerë nga zjarri që përfshiu një magazinë veshjesh në një qendër tregtare.

Mësohet se vizita në familjen Salaj është zhvilluar dy ditë më parë, ditën kur trupi i pajetë i të riut u nxor nga ndërtesa 60 orë pasi ishte përfshirë nga flakët.
Burime pranë familjes bëjnë me dije se kryedemokrati ka dashur ta mbajë jashtë vëmendjes mediatike këtë vizitë, duke respektuar dhe dhimbjen e familjes.

Basha ka takuar familjarët e të riut, duke i ngushëlluar për humbjen e madhe, e duke vlerësuar lart figurën e të riut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb