Një ditë e zezë për politikën shqiptare. Koronavirusi i ka marrë jetën deputetit Bashkim Fino, lajm i hidhur që ka prekur politikën dhe opinionin publik në vend. Në nder të politikanit socialist, kanë nisur homazhet në Pallatin e Kongreseve, që janë organizuar nga Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë.
Homazhet nisën rreth orës 12:00, për të vijuar deri në 16:00.

Mes personazheve politike që mbërritën të parët në Pallatin e Kongreseve, ishte kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe. Fill pas tyre, rreth orës 12:24, homazheve iu bashkua dhe presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga Edmond Panariti.

 

Ndërkohë në orën 13:30, në homazhe mori pjesë edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela Basha. Po ashtu, në orën 14:00, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, ka marrë pjesë në ceremoni. Pasi janë vendosur kurora me lule, kreu i qeverisë është përkulur në shenjë nderimi para arkëmortit të Finos.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë se Fino humbi jetën në moshën 58-vjeçare, pasi ishte i prekur nga koronavirusi. Pas homazheve, ai do të përcillet sot për në orën 16:00 në varrezat e Sharrës. Ditën e sotme, me vendim qeverie, u shpall ditë zie kombëtare, ndërsa flamujt u ulën në gjysmë shtizë.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

NJOFTIMI I KUVENDIT
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë njofton më hidhërim të thellë se sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta deputeti Bashkim Fino.
Kryesia e Kuvendit i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve dhe njofton se në nderim të deputetit Bashkim Fino, sot, më 29 mars, nga ora 12:00-16:00, do të organizohen homazhe në Pallatin e Kongreseve. Përcjellja bëhet në orën 16:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: