Irakli Davella është 47-vjeçari shqiptar i ekzekutuar sot në një atentat në Greqi.

Davella rezulton të ketë marrë nënshtetësi greke në vitin 2009, ndërsa është pronar i një lokali në zonën e Peristerit në Athinë.

Mësohet se gjatë verës ai jepte edhe automjete me qera në ishujt grekë.

Në vitin 2006, 47-vjeçari rezulton të ketë regjistruar me vendim të Gjykatës së Sarandës, një biznes Kafe-Bar-Restorant, si dhe tregtimin e artikujve të ndryshëm dhe ushqimor e pije alkoolike me pakicë dhe shumicë në Delvinë, biznes i cili rezulton ende aktiv.

Gjithashtu në vitin 2020 ai rezulton të ketë regjistruar biznes në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol për kultivimin e agrumeve, i cili tashmë është çrregjistruar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb