Lajme aspak pozitive vijnë për mbrojtësin e Ajaksit, Abdelhak Nouri i cili javën e kaluar në një ndeshje parapërgatitore për sezonin e ri kundër Werder Bremen, i frikësoj të gjithë teksa u rrëzua në fushën e lojës duke humbur ndjenjat.
download
Klubi i Ajaksit me një status në “Twitter” njoftoi për gjendjen e 20-vjeçarit i cili aktualisht gjendet në koma.

“Ajax është thellësisht i pikëlluar nga lajmet se Appie Nourie është diagnostikuar me dëmtim permanent të trurit”-shkruan klubi holandez.

Nuri së shpejti do të udhëtojë për në Amsterdam për trajtim të mëtejshëm, por shanset për shërimin e tij janë të ulëta.

“Ky është mesazhi më i keq i mundshëm, është i tmerrshëm, ndihemi jashtëzakonisht shumë keq për prindërit, vëllezërit e motrat dhe të afërmit e tjerë, vuajtja e tyre është e pamundur të përshkruhet. Ditë të pasigurta, shumë njerëz në mënyra të ndryshme janë bashkuar me dhimbjen e familjarëve të tij. Është shumë i çmuar Abdelhak, është një talent kaq i madh, por fatkeqësisht nuk do ta dimë se sa do të kishte arritur nëse nuk do të kishte ndodhur një situatë si kjo.”-shkruan një legjendë e futbollit si Van der Sar për Abdelhak Nouri.

Van der Sar gjithashtu mban rolin e shefit të ekzekutivit në klubin e Ajaksit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb