Analisti Dritan Hila në emisionin “Open” në Neës24 duke komentuar situatën e ndodhur në protestën e PD-së, ku nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, humbi ndjenjat, tha se i uronte të kalonte sa më shpejt këtë gjendje në aspektin shëndetësor.
Hila tha se Gjekmarkaj është nga figurat politike më të civilizuara dhe nëse policia ka ushtruar dhunë atëherë kemi të bëjmë me veprime që tejkalojnë veprimet, janë reagime joproporcionale.
“Nuk është nga ata politikanë që ushtrojnë dhunë, dhe e konsideroj të tepërt që policia të ushtrojë dhunë ndaj tij. Gjekmarkaj ka një raport të drejtë me të vërtetën dhe mendoj se ai do të na e thotë se ccfarë ka ndodhur”, tha Hila.