Nicolas Sarkozy humbi të drejtën për të marr pjesë në garën brenda partisë së tij për President të Francës dhe largimit të plotë nga politika, ish-presidenti i Francës, tashmë, ka marr një ofertë nga drejtuesit arab të PSG. Politikani francez, Sarkozy mund të bëhet president i gjigantëve të Ligue 1, Paris Saint-Germain. 61-vjeçari, i cili shërbeu si President i Francës nga 2007-2012, ka thënë se i është ofruar roli nga pronarët e klubit parizien, potencialisht duke zëvendësuar shefin aktual të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.Sarkozy, është që një jetë mbështetës i Paris Saint-Germain, për të cilin thuhet se ka marrë pjesë në 90 për qind të ndeshjeve të tyre sezonin e kaluar, ka thënë edhe më parë se ai do të bashkohet me klubin nëse ai dështon në përpjekjen e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: