Një burrë 26 vjeç i quajtur Anthony Trice ishte në shtëpi me djalin e tij 1-muajsh ë premten në Louisville, kur humbi një ndeshje në një video-lojë. I zemëruar për humbjen, Trice ka goditur në kokë foshnjën, duke e lënë atë të vdekur në vend.


Pasi e ka vrarë, 26-vjeçari duket se ka qenë i pandjeshëm ndaj vogëlushit, pasi e ka lënë aty në atë gjendje. Djali u dërgua me shpejtësi në spital, por vdiq rrugës.


Trice u paraqit në gjykatë të hënën me akuza për vrasje dhe abuzim penal të një fëmije. Vrasja e foshnjës nga ana e tij ishte një akt i rëndë që tronditi komunitetin lokal.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb