Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që i dha të drejtën e vulës dhe logos së PD, grupimit të drejtuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha, Lulzim Basha ka mbledhur për më shumë se dy orë strukturat e asaj që njihej si PD zyrtare.

Në përfundim të takimit, Basha tha se do të zhvillohet edhe mbledhje e Kolegjit të kryetarëve.

Ai nuk bëri asgjë të ditur në lidhje me ndonjë vendimmarrje.

“Kemi ecur me mbledhjen e kryesisë, por nuk e kemi përfunduar. Do ti bashkohemi kolegjit të kryetarëve. Gjithçka që ju thashë kur hyra vazhdon të qëndrojë. Do vazhdojmë takimet me kolegjin e kryetarëve dhe kryesinë”, tha Basha.

Më herët, Basha deklaroi se beteja nuk bëhet për vulën, logon apo karrigen, por për idealet e demokratëve dhe shqiptarëve, që duan një Shqipëri më të mirë.
Basha nuk komentoi vendimin e Gjykatës së Apelit, por paralajmëroi se ccështja mund të shkojë në Gjykatën e Lartë, duke shfrytëzuar kështu mundësinë për të apeluar vendimin brenda 5 ditëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: