Dy ditë pas zgjedhjeve, Alexis Tsipras ka deklaruar se rezultati ishte një tronditje dhe i papritur për partinë e tij.

Ndërkohë ai është shprehur se merr përgjegjësinë e plotë të kësaj situatë, duke shtuar se kjo zgjedhje e shoqërisë nuk i ndihmon vendit.

“Nuk kam pse të fsheh se rezultati i zgjedhjeve është një tronditje e dhimbshme për ne, ishte e papritur. Kam frikë se është një rezultat që nuk do ta ndihmojë as shoqërinë, duke qenë se krijohen kushte mbytëse për Demokracinë. Imagjinoni një kryeministër qeverisës të pakontrollueshëm të plotfuqishëm nëse këto korrelacione qëndrojnë. Prandaj, për ne çështja është të shohim se si mund ta parandalojmë këtë korrelacion në zgjedhjet e ardhshme. Ne do të merremi me plagët e shoqërisë, por nuk na mbetet gjë tjetër veçse të ngrihemi në këmbë. Unë personalisht marr përgjegjësinë e plotë, por në fjalorin tim moral do të thotë të qëndrosh dhe të luftosh”, tha Alexis Tsipras.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb