Pasi Partia Konservatore pësoi një humbje të madhe në zgjedhje, kryeministri britanik, Rishi Sunak u largua nga kabineti gjersa mbajti fjalimin e fundit para kombit.

Në një fjalim në prag të dorëzimit të detyrës kryeministrit të ri dhe kreut të Partisë Laburiste, Sir Keir Starmer, Sunak tha se ka investuar të gjithë energjinë e tij gjatë performancës së kryeministrisë.

“Këtë punë i dhashë maksimumin, megjithatë ju dërguat një mesazh të qartë dhe gjykimi juaj është i vetmi që ka rëndësi. Kjo është një ditë e vështirë, por po e lë këtë punë i nderuar që kam qenë kryeministër i vendit më të mirë në botë”, tha ai, raporton bbc.

Pas fjalimit, ekipi i mbledhur rreth tij publikoi edhe disa fotografi të kryeministrit duke i dhënë lamtumirën stafit dhe kolegëve në Downing Street.

Sunak dhe gruaja e tij, Akshata Murty u larguan nga kabineti duke buzëqeshur dhe më pas u drejtuan te Mbreti Chalres III-të, ku u bë dorëzimi zyrtar i detyrave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: