SHKODER– Urimi i kandidatit fitues për zgjedhjet lokale në Shqipëri, nga rivali i tij në këtë proces, duket se është bërë në çdo bashki. Pasditen e sotme, kandidatja e majtë për Shkodrën Keti Bazhdari i ka uruar fitoren rivales së saj Voltana Ademit.

“Vullneti e deshi që unë të mos drejtoja Shkodrën. Uroj që Voltana Ademi të jetë e duhura për qytetin, ndaj i uroj punë të mbarë”, u shpreh Bazhdari.


Ndërkaq, edhe kandidati i djathtë për Elbasanin Ardian Turku, ka uruar Qazim Sejdinin për fitoren në këto zgjedhje lokale.


(el.sp/BalkanWeb)