Arsenali nuk ka arritur të shkojë më shumë se gjysmëfinalja në Ligën e Evropës. Skuadra angleze u eliminua nga Atletico Madrid duke mos arritur finalen e madhe të Lyonit. Trajneri Arsene Wenger ka folur pas ndeshjes ku ka deklaruar se është shumë i zhgënjyer me eliminimin.

“Edhe unë si pjesa tjetër e ekipit jam shumë i zhgënjyer. Jam i trishtuar nga kjo humbje”. “Jam zhgënjyer shumë nga eliminimi në këtë fazë”, u shpreh Wenger.

Francezi shihej tejet i zhgënjyer duke lënë klubin në këtë gjendje. “Unë jam shumë i trishtuar që po e lë klubin në këtë mënyrë”, përfundoi tekniku francez, shkruan tg. Wenger ka paralajmëruar largimin nga Arsenali në fund të këtij edicioni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: