Finale e nxehtë ajo e derbit në Juventus Stadium, ku nuk kanë mbetur pa rënë në sy goli i Andrea Prilros dhe xhindosja e trajnerit Giamperio Ventura. Trajneri i Torinës është grindur në distancë më një tifoz granada. Pamjet filmime tregonin qartë një gjest aspakt të hijshëm, mbi të gjitha kërcënues.

Duket se Ventura ka dalë në mbrojte të lojatarvë, duke gjetur alibinë e duhur: “Po ofendonte lojtarët e mi, por nëse do kthehesha pas nuk do e ribëja atë gjest”. Ventura nuk fshihet por shpjegon arsyet pse e çuan atë të bënte atë reagim. “Nuk mund të shoh një tifoz i cili ofendon lojtarët, që për 90 minuta dhanë gjithçka.

Është diçka që më acaron, një tifoz i tillë nuk meriton të vijë në stadium. Personalisht përpiqem gjithnjë të mësojë 19-20 vjeçarët si të sillën, pastaj në 5 sekonda tërbim fshin gjithçka, unë them gjithnjë se duhet respekt”.

 

(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb