NGA ALLISTER HEATH


George Soros, miliarderi amerikan, është një nga figurat më me ndikim i së majtës amerikane. Ai është një donator i madh i krahut të majtë dhe ka mbështetur Barack Obaman dhe Hillary Clinton. Duke i qëndruar besnik parimeve të tij, ai mendoi se zgjedhja e Donald Trump do të jetë një fatkeqësi dhe ndërmori pozicione të ashpra në tregjet përkatëse. Ai mendonte se bursat amerikane do të kishin një rënie dramatike dhe se kaosi do të pasonte.


Por brenda disa orësh pas fitores së Trump, Wall Street -ti, që ishte sulmuar nga Trump dhe shumë prej donatorëve të majtë, ndërmori kthesën më mahnitëse kolektive të viteve të fundit. Rënia e çmimeve gjatë natës u harrua shpejt. Fitorja e Trump shkoi nga të qenit një “ogur i zi” sic u përshkrua, tek rritja shokuese e të ardhurave. Tregjet e kapitalit morën veten dhe efekti Trump gjithashtu shpëtoi të ardhurat dhe të monedhat në tregjet fikse nga “stuhia” ekonomike.


Krahasoheni këtë me qasjen e Sorosit ndaj mekanizmit të kursit të këmbimit Evropian: Në atë që mbetet tregtia e tij më e famshme të gjitha kohërave, Soros vuri bast kundër qeverisë britanike dhe përfundimisht goditi rëndë Bankën e Anglisë dhe e detyroi të dilte nga “ERM”.

Britania e Madhe ka sakrifikuar një pjesë të madhe të rezervave të saj valutore duke u përpjekur të mbante paundin dhe u detyrua të rriste normat e interesit në nivele rrënuese, por të gjitha më kot.

Megjithatë, Soros është një globalist, një mbështetës i flaktë i institucioneve anti-demokratike të tilla si BE-ja. Këto ditë, nuk e kanë penguar atë të vërë mënjanë ideologjinë e tij dhe thjesht të përpiqet të fitojë sa më shumë para të jetë e mundur. Ai e dinte se duke dalë kundër Trump, mund të dëmtonte projekte të rëndësishme, por ende vazhdoi përpara.

Ajo është po aq interesante se Stanley Druckenmiller, shoku i tij i dikurshëm në betejën me Bankën e Anglisë, i cili bëri një pasuri të tërë nga tubimet e Trump. Ai ishte në gjendje të qëndronte i qetë, ndryshe nga Soros; “ Wall Street Journal” thekson, ai parashikoi se çdo rritje ekonomike nga fitorja Klinton do të jetë e afatshkurtër, por se fitorja e Trampit do të japë tregjeve një shtytje spektakolare.

Ne jetojmë në një shoqëri gjithnjë e më ideologjike dhe emocionale, me ndarje më të thella se në kohën e luftës së klasave. Asnjëra palë nuk dëgjon tjetrën për ndonjë nga çështjet e mëdha, pjesërisht sepse nuk ka asnjë respekt apo mirëkuptim të përbashkët. Kjo është një katastrofë dhe turbullon gjykimin e shumë vendimmarrësve.

Kundërshtarët Trump, si dhe ata që e kundërshtuan Brexit-in në Britani, bindën veten se pozicioni i tyre ishte i vetmi i drejtë, i moralshëm dhe ekonomikisht i arsyeshëm dhe kështu që një fitore e kundërshtarëve të tyre do të ishte një katastrofë kataklizmike. Ata e kishin gabim. Trump mund të përfundojë dukë qenë një nga shpëtimet më të mëdha për ekonominë (në sajë të shkurtimeve të tij tatimore dhe rregullatorevë për tronditjet ekonomike) ose katastrofë (në qoftë se proteksionizmi i tij shkakton një luftë të vërtetë tregtare), por tregjet dhe shumë nga bizneset amerikane kanë lëvizur pas tij.

Edhe për “Brexit,” u parashikua një ngadalësim i menjëhershme dhe drastik i ekonomisë ose një recesion i ashpër. Realiteti i ka turpëruar në mënyrë spektakolare edhe pse, çuditërisht disa janë ende duke e mohuar. Shumë janë kthyer edhe kundër Andy Haldane, kryeekonomistit të Bankës së Anglisë.

Bilanci i kësaj situate është i mundur dhe i nevojshëm: Unë jam i shqetësuar për të metat themelore të ekonomisë dhe pabarazitë, një situatë që ka të bëjë aspak me “Brexit”. Rritja e pasiguruar e kredisë konsumatore është një problem i madh.

Pra, çfarë duhet bërë? Britanikët pro-evropianë duhet të pranojnë se shumë figura të establishmentit që e kanë humbur fillin e botës dhe duhet të fillojnë të dëgjojnë më me kujdes se çfarë është duke thënë pala tjetër. Ata duhet të përpiqen të imagjinojmë, qoftë edhe një herë, se kundërshtarët e tyre intelektuale në fakt mund të kenë të drejtë.

Anti-europianët duhet të vazhdojë të përqendrohen jo vetëm tek lajmet e shkëlqyera afatshkurtra ekonomike, por edhe të mos harrojnë se ekonomia jonë po vuan nga një shumëllojshmëri problemesh duke filluar nga mbi-rregullimi, një sistem tatimor stimulues, një regjim planifikimi jofunksional dhe një qeveri e “fryrë” .

Mbi të gjitha, Marsi dhe Venusi duhet të fillojnë të flasin përsëri. Ne duhet të rimësojmë si të pajtohemi dhe të mos pajtohemi, kjo nuk është aq emocionuese sa të sulmosh kundërshtarët në Twitter, por është mënyra e vetme që ne kemi për të shpëtuar demokracinë. /The Telegraph/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: