Trajneri i Partizanit, Skënder Gega është i ftuar në emisionin “Sport News Plus” në televizionin “News 24” ku u shpreh:
Shorti i eliminatoreve të Europiani- “Nuk besoj që ka grup të lehtë. Pozicioni që jemi është ekzakt. Në letër Turqia dhe Islanda duken më mirë se ne. Pa përjashtuar Francën. Shpresoj të kemi një fillim të mirë dhe të merret maksimumi për çdo gjë.”


Fitorja në derbi- “Është normale që një trajner kur përgatit ekipin e bën analizën në momente të caktuar. Meraqet tona nuk mbarojnë. Deri sa dalim në fushë mundohem të jap sugjerimet. Është lojë kolektive duhet të jemi koshient për atë që na pret.


Ecuri- Në nuk kemi bërë asnjë gjë për të dalë jashtë modestie. Kënaqem kur shikoj njerëz që besojmë. Ne na duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. 90 minutëshi është si një kampionat. Ka pengesa gjatë rrugës.


bandicam 2018-12-02 22-27-04-070

Siklet deri sa të bjerë bilbili. Kemi ndeshje me nivele të larta. Ky kampionat është shumë i vështirë. Është shumë pozitive që Kastrioti tregoi që ka një karakter. Teuta është një skuadër atraktive. Ti menaxhojmë të gjitha ndeshjeve njësoj. Edhe puna funksionon më mirë.

Humbja e Skënderbeut? Janë gjërat që nuk i kemi ne në dorë. Nuk ndez qiri për kundërshtarin. Ndonjëherë ke fat, ndonjëherë ngec vet. Është një xhiro e madhe, që deri në majë besoj se do shkojë kështu. Çdo ndeshje duhet vlerësuar.

Humbja me Teutën nuk e zbeh vlerën e Skënderbeut. Është ekip shumë i mirë. I ndërthur me lojtar të rinj dhe me eksperiencë. Siç kemi bërë ne humbje direkte ata kanë humbur me Teutën 2 herë. E shikoj si ekip shumë të mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb