Alexander Isak, sulmuesi i Suedisë, nuk fshehu zhgënjimin pas humbjes 1-0 në miqësore ndaj Luksemburgut.

“Është vështirë të thuhet se çka shkoi keq, por shumica e gjërave shkuan keq.”

“Nuk e kam parë ekipin në këtë gjendje për kohë të gjatë. Qartë se është dëshpëruese që kemi luajtur në këtë mënyrë. Kundërshtari ishte më i mirë se ne dhe për këtë duhet të fajësojmë veten. Duhet të kalojmë këtë, të analizojmë se çka nuk shkoi, çka shkoi keq. Në futboll zakonisht ke mundësi për të përmirësuar gjërat dhe ne e kemi këtë mundësi të martën”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb