Tekniku i Manchester Cityt, Guardiola tha në konferencë se skuadra luajti mirë, pavarësisht humbjes 5-1 ndaj Arsenalit.

“Unë kam keqardhje vetëm për 25 minutat e fundit, ne harruam çfarë duhet të bëjmë, atë që kemi bërë për 60-70 minuta. Padyshim është një ndeshje e vështirë në këtë stadium, ndaj kësaj skuadre në minutat e parë ka ndodhur shumë herë në këto sezone.

Por pas 10-15 minutash mendoj se morëm kontrollin e lojës dhe luajtëm shumë, shumë, shumë mirë dhe ishim në lojë pas 1-1 teksa kishim momentin e mirë që të bënim tranzicionin me Marmush dhe një devijim për golin e tretë.

Por pas kësaj, ne vazhduam të bënim çfarë duhet të bëjmë sa i përket lojës mbrojtëse dhe të ishsim pak më të duruara. Kur luan në këtë mënyrë, ata mund të vrapojnë e padyshim do të ishin më të rehatshëm me 3-1, bëhej më e vështirë. Unë ndjej keqardhje për 15-20 minuta e fundit, pjesa tjetër ishte një ndeshje me të vërtetë e mirë nga ne. Është e vështirë ta kuptosh këtë kur sheh rezultatin por kjo është ndjesia ime”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb