Mesfushori i Realit, Luka Modric u shpreh optimist përmbysjen e humbjes 3-0 në takimin e parë në Champions League ndaj Arsenalit.

Ishte një ndeshje e vështirë për të luajtur. Në pjesën e parë nuk luajtëm keq. Ne bëmë mirë, u mbrojtëm mirë. Arsenal pati disa raste, por ne ishim të organizuar mirë. Ne e ndaluam lojën e tyre midis rreshtave, pasi e dinim se atyre u pëlqen të gjenin Odegaard dhe Rice.

Ne u mbrojtëm mirë dhe patëm mundësi të mira për të shënuar në kundërsulm. Por siç ju thashë, nuk ishte e lehtë. Në pjesën e dytë, goli i parë i Arsenal ishte i mrekullueshëm dhe i vështirë për ne. Nuk e prisnim… Goditja e dytë e lirë ishte e pabesueshme.Ne duhet të rikuperojmë mirë, të luajmë një ndeshje të mirë kundër Alavés, të fitojmë dhe të fitojmë besim. Nëse ka një ekip që mund ta bëjë përmbysjen ai është Real Madrid. Nuk do të jetë e lehtë”– tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb