Disfata me Tiranën ishte e dyta që Bylisi pëson në këtë kampionat pas asaj me Egnatian në Rrogozhinë, me të njëjtin rezultat, 4-0. Ishte një nga paraqitjet më zhgënjyese të ballshiotëve ajo që u pa në “Niko Dovana”, ku skuadra nuk e goditi asnjëherë portën e Tiranës dhe asnjë nga repartet nuk funksionoi.

Për atë humbje pritet të ketë një analizë të thellë, pasi situata te Bylisi është komplikuar mjaft. Ekipi i Dedes është çimentuar në fundin e renditjes dhe klubi nuk do ta kalojë aq lehtë atë që ndodhi në Durrës. Ballshiotët u rikthyen në elitë me pretendimin për të qëndruar sa më gjatë, por me paraqitje si ajo ndaj Tiranës do ta ketë të pamundur.

KALENDARI – Bylisi ka dy ndeshje shumë të forta për të luajtur në “Adush Muçaj”, ku pret dy nga pretendentët për titull, siç janë Egnatia dhe Vllaznia. E vështirë që mallakastriotët të marrin pikët maksimale, por jo e pamundur përpara tifozërisë së vet. Përpara këtyre sfidave është edhe ndeshja e kupës me Luzin 2008, ku objektivi është kualifikimi për të përmirësuar edhe aspektin psikologjik.

Grupi do të jetë i plotë dhe tashmë pritet kthesa, pritet ai Bylisi agresiv tradicional, që në Ballsh u krijonte vështirësi edhe skuadrave më të mira të futbollit shqiptar. Ballshiotët nuk i kanë humbur shpresat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb