Kombëtarja e Shqipërisë për femra u mund sot në sfidën e fundit kualifikuese të Botërorit, por trajneri shkodran Grima pohon se niveli i futbollit të femrave në vendin tonë është rritur.

Humbje e pranueshme, ndaj vendit të parë në grup?

I kam përgëzuar vajzat për këtë përfaqësim në këto eliminatore. Kemi treguar rritje te futbolli i femrave. Kemi ende shumë punë për të bërë. Kam vetë fjalë të mira për vajzat që na përfaqësuan.

Jeni të kënaqur, në krahasim me eliminatoret e kaluara?

Ne kemi hyrë për të bërë një përfaqësim sa më të mirë, nuk jemi futur si pretendentë në këtë eliminatore. I kemi bërë gol çdo kundërshtari. Kjo ishte kënaqësia jonë, nuk kemi ndenjur vetëm në mbrojtje. Kemi pasur një rritje të konsiderueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb