Bajerni i Mynihut mori një humbje tronditëse në fundjavë përballë skuadrës së Dortmundit me përmbysje me rezultatin 3 me 2.

Ndërsa vetë lojtari i Bajernit të Mynihut, Frenk Riberi, ka pranuar faktin se është zënë me patriotin e tij, gazetarin Patrik Guilu pas ndeshjes, shkruan PanoramaSport.

Gjatë rrugës për te autobusi i skuadrës, Riberi dyshohet se sulmoi gazetarin e televizionit francez “beIN Sports”.

“Franck Ribery na njoftoi se u grind patriotin e tij Patrick Guillou, të cilin e njeh mirë prej shumë vitesh” – thotë drejtori sportive i Bajernit, Hasasn Salihamixiç për mediat.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb