Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci.


“E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës. Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual.” – thuhet në njoftimin zyrtar.


“BalkanWeb” njofoti mbrëmë menjëherë pas ndeshjes në Loro Borci për lëvizjet e kreut të FSHF, Armand Duka në pankinën e kuqezinjve.


Burime të sigurta thanë për “BalkanWeb” se presidenti i FSHF-së, Armand Duka, menjëherë pas ndeshjes është ulur në tavolinë me Edi Rejan, ish-trajnerin e Napolit dhe Atalantës. Italiani nuk drejton një skuadër futbolli që prej vitit 2016, ndërsa mund të jetë zëvendësuesi më i mundshëm i bashkëkombasit të tij, Panuçit, që duket se i ka orët e numëruara.

Skuadra kuqezi u mund dje 2-0 nga ekipi i Senol Gunesh, që triumfoi në “Loro Boriçi” në ndeshjen e tij të parë si trajner i përfaqësueses turke.

(BalkanWeb)

Etiketa: