Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdaric komentoi humbjen 2-1 ndaj Dinamos.

“Urime Dinamos. E nisëm shumë mirë këtë ndeshje, shënuam golin dhe në pjesën e parë shkuan shumë gjëra mjaft mirë. Sakrifikuam me kartonat e verdhë duke mos bërë zëvendësime. Nuk kishim alternativa në mesfushë dhe e kompensuam në mbrojtje.

Kemi luajtur 40 minuta me karton të kuq. Ndaj Dinamos është e vështirë të luash kështu. Por, ne luajtëm mirë duke patur shumë shanse. Kishim një rast të mirë goli në shtesë për të fituar ndeshjen. Patëm besim dhe në fund humbëm koncentrimin. Më vjen shumë keq për djemtë.

Shoh shumë ndeshje të kampionatit shqiptar. Kur humb duhet analizuar çdo gjë. Kemi bërë presing shumë të mirë. Dinamo është ekip me eksperiencë. Patëm momente të mira në pjesën e parë. Kundërshtari nuk kishte shanse të mëdha në pjesën e parë. Duhet të jemi të zgjuar për të ruajtur energji.

Nuk e kuptoj arbitrin në disa raste. Në një rast lojtari ynë u godit në kavilje dhe ajo është direkt karton i kuq. Më duhet ta shoh më pas këtë rast.

Kemi mundësi të mbyllim ndeshjen më herë dhe dënohemi prej gabimeve tona. Dy ekipe të forta dhe fitorja vjen me 1-2 gabime. Herën tjetër do të bëjmë më mirë”, tha Brdaric.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb