Liverpuli u mposht me rezultatin 2-0 ndaj Crvena Zvezdës në takimin e zhvilluar në Beograd. Pas ndeshjes, trajneri gjerman Jyrgen Klop u shfaq tepër i zhgënjyer nga të tijët teksa deklaroi se problemet në ndeshjen e sotme kanë qenë aq të shumta sa nuk i numuron dot me 10 gishta. Gjermani folir gjithashtu edhe për atmosferën në Beograd.

“Në Beograd ishte atmosferë e mirë futbolli, nuk mendoj se ishte e pamundur të paraqiteshim mirë këtu, të jem i sinqertë. Nuk kishte pse të frikësoheshim apo ndonjë gjë e tillë, ishte thjesht atmosferë ndeshje futbolli. Çfarëdo që ata këndonin, ne as nuk e morëm vesh çfarë ishte.

Di thjesht që ishte me zë të lartë. Por kjo atmosferë, nëse ishte këngë apo zhurmë, nuk ishte problemi. Ata kanë bërë shumë goditje standarde dhe kanë shënuar nga një prej tyre, më pas kanë shënuar edhe të dytin.

Kundërshtarët tonë e nuhatën se mund të arrinin rezultat. Në pushimin e ndeshjes ne ecëm drejt dhomave të zhveshjeve dhe ata ishin të gjithë shumë të gëzuar e pozitiv. Ne ishim komplet e kundërta.

Ne dominuam në pjesën e dytë, por nuk mund të shënonim. Unë jam një qenie njerëzore. Nëse do të kisha përgatitur një fjalim të rëndësishëm 10 minuta pas ndeshjes, do të kishte qenë pak e çuditshme. Nuk kam asnjë mesazh për momentin. Humbëm dhe duhet të bënim më mirë, por tani nuk mund të bëjmë asgjë. Të drejtoj gishtin te problemi më i madh që kemi patur sot? Nuk e bëj dot, vetëm dhjetë gishta kam”, u shpreh Klop./Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb