Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, nuk pati mundësi për të gjetur golin në ndeshjen e sotme ndaj Spanjës. Megjithatë, ai pas ndeshjes deklaroi për mikrofonat e “Supersport” se e rëndësishme ishte që ekipi sot të mos pësonte dhe të gjithë luajtën shumë të tërhequr, por për fat të keq nuk ia dolën.

Për ndeshjen

“Nuk është ndeshje që mund të krahasohet me Lihtenshtejnin dhe të flasim për mungesën e golit. Diferencat janë shumë të mëdha. Ishim përgatitur për një lojë të tillë nga ana e tyre, por kur zbret në fushë është tjetër gjë. Ata ta marrin edhe atë pak besim që mund të kesh. Besoj se po të shtynim dhe pak minuta pa pësuar mund të arrinim një barazim 0-0.”

Për vështirësitë ne sulm

“Unë isha më shumë si mesfushor sot pasi detyrat ishin të luanim sa më shkurt si skuadër. Në dy-tre dalje që bëmë provuam të rrezikojmë sadopak, por Spanja mori atë që meritoi.”

Për gabimin te goli i pësuar

“Donim që vetëm në atë mënyrë të mos pësonim, por në futboll ndodhin të tilla gjera.”

Për përballjen me mbrojtësit e Spanjës

“Mbrojtësit e tyre nuk patën punë sot pasi unë vetëm po shihja mesfushorët e tyre që vallëzonin me topin.” (PanoramaSport)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: