ITALI- Pas rezultatit në zgjedhje, Matteo Renzi ka vendosur të japë dorëhqjen si kryetar i PD-së, siç bëjnë me dije mediat italiane. Megjithatë brenda kësaj force politike në Itali askush nuk e konfimon një lajm të tillë.

Agjencia e lajmeve Ansa shkruan se: zëdhënësi i tij, Marco Agnoletti ka komentuar duke thënë: “Nuk na rezulton kështu”. Bashkëpunëtori i tij i ngushtë shtoin ndër të tjera se vetë Renzi do flasë në lidhje me këtë. “Sekretari do të flasë këtë pasdite në orën 17:00”.

“Prandaj është e mundur që njoftimi zyrtar të jepet brenda disa orësh”, sqaron Ansa.
121718307-cd84376e-2471-45c2-ad50-f171072db06f
Më herët, kreu i La Lega Matteo Salvini ka deklaruar se pas firtores në zgjedhje nuk do të bëjë asnjë koalicion të çuditshëm, por do të krijojë qeveri me forcat e qëndrës së djathtë.

“Qeveria është qendra jonë e djathtë: La Lega (Lidhja) fitoi brenda koalicionit dhe do të mbetet në qendër të djathtë”. Kështu deklaroi kreu i “La Lega”, Matteo Salvini duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve.

“Nuk kam dëgjuar për Berlusconin, por marrëveshjet ndërmjet miqve janë të qarta dhe mbeten – tha ai – brenda qendrës janë të gjithë të lumtur, ka një koalicion që ka fituar dhe mund të qeverisë. Nuk komentoj debatin e të tjerëve, arroganca e Matteo Renzit u dënua “.

“Unë jam dhe mbetem populist, sepse ata që dëgjojnë njerëzit bëjnë punën e tyre, për radikalët elegantë që nënçmojnë punëtorët, njerëzit nuk kanë më nevojë”.

REZULTATET
Rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të dielën në Itali tregojnë se asnjë parti nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të qeverisur e vetme. Në epërsi është koalicioni i krahut të djathtë i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.
italia
Sipas sondazheve, ai pritet të sigurojë 248 deri në 268 ulëse të Parlamentit, por të pamjaftueshme për shumicë. Formimi i qeverisë mund të marrë disa javë negociata.

Blloku i mbështetur nga Berlusconi përfshin partinë e tij Forca Itali, partinë anti-migrante Liga dhe partinë e ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë.

Gazeta e përditshme italiane Il Fatto Quotidiano ka në ballinë titullin “Gjithçka do të ndryshojë”.

Sipas sondazheve, ai pritet të sigurojë 248 deri në 268 vende të Parlamentit, por të pamjaftueshme për shumicë. Formimi i qeverisë mund të marrë disa javë negociata.

Blloku i mbështetur nga Berlusconi përfshin partinë e tij Forca Itali, partinë anti-migrante Liga dhe partinë e ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: