Ndaj nga jeta e Ismail Kadares, gjeniut të letërsisë shqiptare, është përjetuar me trishtim edhe në botën e futbollit. Kreu i FSHF-së, Armand Duka shprehu ngushëllimet familjes së Kaderes:

Ismail Kadare, një humbje e madhe për Shqipërinë!
E trishtë të mësosh që Ismail Kadare nuk jeton më. Vendi ynë ka humbur një shkrimtar të madh, një kolos të letrave, i cili e bëri Shqipërinë të njohur anembanë botës.

Kadare ikën, por i lë vendit tonë dhe gjithë botës një trashëgimi të madhe kulturore, kryevepra letrare të përkthyera në 45 gjuhë të ndryshme.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe miqtë e Kadaresë, të cilët do ta ndjejnë shumë mungesën e tij.
U prehsh në paqe Ismail Kadare!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: