38 milionë euro për Bajernin e Mynihut dhe Mats Humels vishet verdhezi për hetë të dytë në karrierë. Madje duket paksa e çuditshme sepse qendërmbrojtësi është aktivizuar në karrierën e tij vetëm me dy ekipet elitare gjermane, teksa e ka nisur me Bajernin, për të luajtur 8 vite te Borusia. U rikthye në Bavari në vitin 2016 dhe pas 3 sezonesh në “Allianz Arena”, kalon sërish në “Vestfalenstadion”.

Borusia Njoftim
Borusia Njoftim

Për Bajernin është një pazar i mirë. Ka futur në xhep 3 milionë euro më shumë sesa shpenzoi 3 sezone më parë dhe ka larguar nga ekipi një 30-vjeçar, pasi njëri mes tij dhe Boatengut do të bënte valixhet. Nga ana tjetër Borusia ka rikhyer në skuadër një mbrojtës ekspert, që u shpallqendërmbrojtësi më i mirë në sezonin e shkuar. Por ka një problem. Si do ta presin vallë tifozët e Dortmundit Humelsin, kur tre vite më parë e cilësuan si një Judë?

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: