NGA ARTAN FUGA*

Ja fasada që na nxjerr të gjitha “rrobat e palara” të qytetit tonë dhe të qytetërimit tonë aktual :
Televizore me antena saçi. Jemi pa orientim kulturor dhe duam të kapim e vozisim nga të na cojë telekomanda. Blejmë dhjetra kanale tv duke humbur identitetin kulturor qe dhe Ilirët e kishin.
Fasadat e pallateve për ibret, me suvara të hedhura në tokë, sepse nuk kanë lekë mileti sigurisht, cdo ndërtesë degradon, shumë shpejt brenda disa dekadash do të kemi probleme me vjetërimin e ndërtesave.
Rrobat e lara në dritare a ballkone, kush pyet për pamjen e komshiut përballë. Apartamentet tona pa dhoma tharrëse. U cfarë dashke ti!

Pamja e syrit degraduese dhe deprimuese. Rrënim.

Poshtë veturat, ndotje, pa parkingje, qarkullimi i super-rënduar.
Kondicionerët tregojnë se jemi dhi e zgjebosur, por ama me bishtin përpjetë, ngrohemi me energji të kushtueshme. Si ta paguajmë energjinë??? I fusim një të lidhme drejt e në shtyllë.
Fijet e transmetimit te sinjaleve telefonike dhe Internetit, lesh e li mbi krye o burrë se nuk u bë qameti.

Ja ky është qyteti ynë.
Futi emrin qytet-inteligjent dhe ja, gjithçka u zgjidh.
Si kjo pamje të gjesh në një kryeqytet europian???
E pamundur.

Dhe themi se përse tallen me ne politikanët anglezë.
Po ne jemi qesharakë.
Humor anglez.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb