Pjesa më e madhe e shqiptarëve janë në pritje…Në pritje se në portën e kujt do të jetë goli i radhës. Për momentin, duket se situata favorizon opozitën, por si do jetë kundërpërgjigjja e maxhorancës?!

Si spektatorë shqiptarët presin se si do vijojë rrjedha e ngjarjeve duke u ‘argëtuar’ me humorin e rrjeteve sociale që sjellin ngjarjet në meme.
Një të tillë e ka sjellë “Brryli Broadway”, një ndër faqet me të cilat shpesh argëtohet dhe kryeministri Edi Rama.

Brryli ka publikuar tre muzikantë të filmit të famshëm “Titanic” tek luajnë muzikë në minutat e fundit para se anija të përmbytej. E muzikantët në syrin e Brrylit kanë emra të shkëputur nga politika shqiptare.

“Besoj që t’gjithë e keni pa filmin Titanic? Anija mbytej dhe dikush luante muzikë për të dhënë përshtypjen që asgjë nuk po ndodh!”, shkruhet mbi foto.

  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: