Qeveria anti-emigrante e Hungarisë po sinjalizon se është serioze në lidhje me një plan për t’u ofruar azilkërkuesve udhëtim falas në një drejtim në Bruksel, një masë që synon të bëjë presion ndaj Bashkimit Evropian që të heqë dorë nga gjobat e rënda kundër vendit për politikat e tij kufizuese të azilit.

Në një konferencë shtypi në Budapest të premten, sekretari i Shtetit, Bence Retvari pretendoi se BE-ja donte të detyronte Hungarinë të lejonte “migrantët e paligjshëm” përtej kufijve të saj, dhe tha se vendi do t’u “ofrojë këtyre migrantëve të paligjshëm, vullnetarisht, pa pagesë, një udhëtim për në Bruksel”.

Teksa qëndronte para një varg autobusësh pasagjerësh me tabela që lexojnë “Röszke-Bruksel” – një rrugë që do të çonte emigrantët nga kufiri jugor i Hungarisë me Serbinë në selinë e BE-së në Belgjikë, Retvari ka thënë se transporti do të kryhet “pas zbatimit të procedurës evropiane ”, por nuk detajoi se çfarë statusi do të kishin azilkërkuesit pas transportimit.

“Nëse Brukseli dëshiron emigrantë të paligjshëm, Brukseli mund t’i marrë ata”, ka thënë ai, raporton AP.

Vendimi i cili i bën jehonë lëvizjeve të ngjashme të ndërmarra më herët nga guvernatorët republikanë të krahut të djathtë në Shtetet e Bashkuara, vjen si përgjigje ndaj një vendimi të qershorit nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë që urdhëroi Hungarinë të paguajë një gjobë prej 200 milionë euro për shkeljen e vazhdueshme të rregullave të azilit të bllokut, dhe një milion euro shtesë në ditë derisa të përputhet me politikat e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb