Komentet e Bill Clintoni lidhur me Hungarinë dhe Poloninë, duke cilësuar se ato duan “diktaturë autoritative” janë ofenduese, të papranueshme dhe të padrejta, kanë thënë sot zyrtarë nga të dyja vendet e Evropës Perëndimore, raporton agjencia e lajmeve AP.

Duke folur javën e kaluar në përkrahje të fushatës zgjedhore të gruas së tij, Hillary Clinton, gjatë një tubimi në Nju Xhërsi të SHBA-ve, Bill Clinton tha se po të mos ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Polonia dhe Hungaria “nuk do të ishin të lira.”

Të dyja vendet tani “kanë vendosur se kjo demokraci është shumë problematike”, ka thënë Clinton, duke shtuar se ato duan një udhëheqësi sikurse ajo e Putinit (presidentit rus), shkruan rel. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, është kritikuar edhe më herët nga Clintonët se po kërkon autoritarizëm në vend, përderisa Polonia tani ka një qeveri të krahut të djathtë, për të cilën BE po thotë se po e shkatërron demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Përfaqësues nga të dyja vendet kanë kritikuar komentet e Bill Clintonit dhe i kanë quajtur ato të padrejta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: