Hungaria mundi Skocinë 1-0 me gol në minutën e 100-të, duke i dhënë vetes një shans për t’u kualifikuar në fazën e 16-të të Euro 2024. Kualifikimi nuk është i lehtë për hungarezët, edhe sepse nuk do të varet prej tyre.

Trajneri i Kombëtares hungareze, Marco Rossi foli për situatën: “Skocia dominoi pak më shumë në mbajtjen e topit, veçanërisht në pjesën e parë. Në të dytën pati më shumë ulje-ngritje. Ishte një ndeshje e ekuilibruar, në të cilën ne patëm më shumë raste, ndërsa ata kishin më shumë topin, por në përgjithësi mendoj se rezultati ishte i merituar”.

Tani ka shpresë për vendin e tretë: “Duhet të presim, nuk do të jetë aspak e lehtë, por do të vendosë matematika tani, nëse do të jemi ndër vendet e treta më të mira. Kështu që të mërkurën në mbrëmje do të dimë nëse do të bëjmë gati valixhet apo jo”.

Hungaria përfundoi në vendin e tretë me 3 pikë dhe një golavarazh prej -3. Do të duhet të kuptojmë pak ecurinë e grupeve të tjera, kjo mbrëmje me Italinë tashmë do të jetë e rëndësishme dhe hungarezët do të bëjnë tifo për Italinë dhe Spanjën, sepse duke mos humbur do të largoheshin nga Shqipëria dhe Kroacia maksimumi me 2 pikë.

Përndryshe, Hungaria duhet të shpresojë në një fitore të pastër të Kroacisë ndaj Italisë, e cila aktualisht ka një golavarazh 0, ndaj duhet të humbasë me 3 gola për të pasur të njëjtin golavaarazh me hungarezët. Me pak fjalë, llogaritjet do të fillojnë nga mbrëmja e sotme deri të mërkurën.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb