TIRANE
Hungaria e parë nga sytë e fotografit Roland Tasho vjen në një ekspozitë në Tiranë. Në vizitat e tij në tri dekada, ai dokumenton kohë dhe vende, miqësinë shqiptaro –hungareze, shqiptarët që jetojnë atje dhe përcjell energjinë e një bashkëpunimi të gjatë.
“I kam nisur vizitat e mia më 1994. Kam sjellë bukuritë e arkitekturës Hungareze, diplomatët të veshura me kpostume shqiptare dhe pikëtakimet mes shqiptarëve e hungarezëve si monumenti i Skënderbeut apo Nënë Tereza”, tha Tasho.
Madhështia e objekteve të Budapestit, trashëgimia kulturore, pasqyrimi i qytetit mbi lumin që e përshkon përcjellin atmosferën e një vendi dhe historisë së tij përfaqësuar nga sheshe, skulptura e objekte arkitekture.