Të kërkosh të dalësh nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje do të ishte një vetëvrasje politike për Konservatorët, paralajmëroi ministri britanik i Punëve të Jashtme, Jeremy Hunt, pas triumfit të Partisë së Brexit në zgjedhjet europiane.

“Të përpiqesh të aplikosh një dalje pa marrëveshje nëpërmjet zgjedhjeve legjislative nuk është një zgjidhje, është një vetëvrasje politike për Konservatorët”, shkruan Jeremy Hunt për “Telegraph”.

Partia e Hunt pësoi humbjen më të rëndë që prej vitit 1832 duke marrë vetëm 9% të votave, shumë pas partisë së Nigel Farage, që mori 31,6% të votave dhe që mbështet një ndarje të ashpër me BE-në, madje edhe pa marrëveshje, më 31 tetor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb