TIRANE

Problemet neurologjike janë nje trend në rritje në vendin tonë . Këto patologji po prekin gjithnjë e më shumë fëmijët dhe të rinjtë. Një rast i tillë specifik është edhe ai i ‘Encefalit autoimun anti-NMDAR’.  Shenjat klinike të të cilit përfshijnë  konfuzion, halucinacione, crregullime të memories.

Një rast i tillë është paraqitur edhe në spitalin Hygeia, ku me ndihmën e stafit të neurologjisë dhe mjekut Erion Dushi, pacientja sot pas një trajtimi të gjatë në terapi intensive është përmiresuar ndjeshëm dhe ka lënë spitalin.

“Vajza ime eshte 24 vjece. Nga një temperaturë e thjesht arritëm në këtë sëmundje sot ku ajo u kurua per 4 muaj këtu ne spitalin Hygeia. Falenderoj të gjithë stafin e këtij spitali me në krye doktor Erion Dushin.”- thotë babai i vajzës.

Encefalitet autoimmune në vetvete nuk janë patologji të rralla, vecanërisht të femijët, por përsa i përket pacientes në fjalë ajo u diagnostikua me një formë të vecantë dhe të rralle te kesaj patologjie që është “Encefalit autoimun anti-NMDAR” patologji kjo që trajtohet për herë të parë në Shqipëri.

“Encefalitet autoimune që drejtohen kundër receptorëve sipërfaqësor neuronal, janë sëmundje pak të njohura, të rralla, relativisht të panjohura në Shqipëri.  Prekin fëmijët dhe adultet e rinj veçanërisht femrat. Rasti ynë është një vajzë e re. Semundja u shfaq në menyrë tepër agresive. Me rënie të vetëdijes, lëvizje të pavullnetshme me çrregullime autonome. Fatmirësisht përmes një bashkëpunimi me një qendër kërkimore arritëm që të diagnostifikonim në kohë dhe të fillonim terapitë specifike për këtë sëmundje pas një trajtimi afatgjatë në kushtet e reanimacionit aktualisht jemi në fazën e riaftësimit. Shpresojmë që një ditë, shumë shpejt ajo t’i rikthehet jetesës normale” -shprehet mjeku Erion Dushi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb