ANGLI- Një 57-vjeçar ka hyrë në librin e tij të preferuar të rekordeve pasi është pronar i koleksionit më të madh të Librit të Rekordit Guinness. Martyn Tovey, ka kaluar më se 40 vjet në ndërtimin e koleksionit prej 353 librave vjetorë dhe 2164 artikuj të ndryshëm që lidhen me librin botëror të rekordeve.

E gjitha filloi në kohën kur Martyn fitoi librin e Rekordeve të Guinness si çmim në shkollë. Që nga ajo kohë (1971), nëna e tij i dhuronte për çdo Krishtlindje librin e çdo viti.

Tovey që është një konsulent i sigurisë kompjuterike tregon se rekordi i tij i preferuar ishte i atletit Bob Beamon në kërcimin për së gjati, prej 8 metrash e 90 cm, në Olimpiadën e Meksikës në vitin 1968, ndërkohë që rekordi i tij nuk u thye deri në vitin 1991.

Tovey ka harxhuar vite të tëra në gjetjen e kopjeve të para të koleksionit të tij. Pas punës së tij të palodhshme, ai u shpërblye me çmimin Guinness për koleksionin më të madh të librave të këtij çmimi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: