KALIFORNI- Duket si përralla moderne e ujkut që hyn nga oxhaku, por në fakt bëhet fjalë për një nënë 35-vjeçare, e cila ka tentuar të hyjë nga oxhaku në shtëpinë e ish-bashkëshortit ku ndodheshin fëmijët e saj, por ka ngecur. Ngjarja ka ndodhur në Woodcrest, në Kaliforninë e jugut.

Në orën 05:00 të mëngjesit, të zotit të shtëpisë i është dashur të lajmërojë zjarrfikësit për ta nxjerrë gruan nga oxhaku që ishte me përmasat 30 cm me 30. Gruaja madje ishte futur lakuriq në oxhak, me mendimin se kështu do ta kishte më të lehtë të hynte.

Por, në mes të oxhakut ajo e kuptoi se nuk mund të lëvizte më, dhe detyrua që të kërkojë ndihmë. Brenda shtëpisë ishte ish-burri i saj, Tony Hernandez, babai i tre fëmijëve të saj, i cili ka thënë për policinë se ish-bashkëshortja e tij kishte provuar që të hynte më herët në shtëpinë e tij nga dera, por e kishte gjetur derën mbyllur. Pas kësaj ndodhi ngjarja.

Herndandez tha se pasi gruaja ngeci në oxhak qante për ndihmë. Pas kësaj ai tentoi ta largonte nga aty, por pa sukses. I detyruar, Hernandez ka thërritur zjarrfikësit në ndihmë.

Operacioni i largimit të saj nga oxhaku zgjati plot dy orë. Pasi u nxor nga oxhaku, gruaja u dërgua në spital për shkak të disa lëndimeve të lehta.

Burri deklaroi se nuk donte që ish-gruaja e tij të afrohej tek ai apo fëmijët e tij më, duke shtuar se oxhaku ishte i shtrenjtë dhe duhej zëvendësuar. “Nuk më pëlqen mënyra se si sillet apo çfarë bën ajo. Nuk është gjë e mirë për fëmijët e mi”, tha ai.

https://www.youtube.com/watch?v=ZY-aqo7Rrj4

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb