KORCE

Policia kufitare në Kapshticë ka ndaluar 6 emigrantë të paligjshëm, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin tonë.

Mësohet se emigrantët klandestinë u kapën në vendin e quajtur ‘Lugina e Refugjatëve’, ndërkohë që 4 prej tyre ishin gra dhe 2 burra.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se policia kufitare i ka dërguar emigrantët për kontroll në spitalin e Bilishtit dhe më pas ata do të transferohen në qendrën e azilkërkuesve në Babrru.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb