DEVOLL-Shërbimet e policisë kufitare në Devoll kanë ndaluar mbasditen e sotme 23 emigrante nga vendet e Lindjes së Mesme të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar.


Emigrantët u ndaluan në qytetin e Bilishtit dhe pas kryerjes se procedurave ne Drejtorinë e Kufirit, janë dërguar ne qendrën e azilkërkuesve në Babrru të Tiranës.


Dyshohet se emigrantët janë nga Siria dhe kanë hyrë nga pika kufitare e Kapshticës. Nuk dihet nëse destinacioni i tyre ka qenë Shqipëria apo e kanë përdorur vendin tonë si rrugë kalimi për në vendet e BE.


(BalkanWeb)

Etiketa: