ITALI – Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi kishin vjedhur një shtëpi. Dy kriminelët, që sapo kishin mbërritur në Itali dhe që nuk kishin një banesë fikse, janë përpjekur të thyejnë dritaren e banjës së një shtëpie dhe të futen brenda.

Pasi ka dëgjuar zhurmën pronari i shtëpisë u ka dalë para me një kaçavidë në dorë. Të kapur në flagrancë, dy hajdutët janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Por, në atë moment ata u zbuluan nga karabinierët dhe i ndoqën përgjatë vijës hekurudhore, pasi ata kishin pasur ndër mend të merrnin trenin për të humbur gjurmët.

Agjentët italianë mundën t’i kapnin shqiptarët dhe i gjetën atyre dy ora të vjedhura dhe të tjera sende që i kishin pasur nga vjedhjet e mëparshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb